Reali i Madridit është në një moment mjaft të vështirë, pasi aktualisht është j vetëm në një krizë rezultatesh, por dhe pa trajner. Kampionët e Europës u shpartalluan nga Barcelona në ndeshjen e fundit me rezultatin 5-1, çka ka sjellë një furtunë të vërtetë.
Kapiteni Serxho Ramos ka zgjedhur që të reagojë përmes një postimi në rrjetet sociale, duke theksuar se nuk është momenti i duhur për të folur, por duhet punë. Një mesazh i qartë se nuk mund të zgjidhet asgjë me fjalë, por skuadra duhet të bëjë kthesën në fushën e lojës.
“Ne jemi të ndërgjegjshëm dhe ndihemi përgjegjës për situatën ku ndodhemi, por nuk është momenti për fjalë, por për të vepruar”, shkuan Ramos në “twitter”. Reali ka marrë vetëm 1 fitore në 7 ndeshje në të gjitha garat, por njëkohësisht ka humbur 4 nga 5 takimet e fundit.
Somos conscientes y nos sentimos responsables de esta situación.
Pero no es momento de hablar, es momento de actuar. El primer paso empieza hoy.
We’re aware and feel responsible for this situation. But this is no time to talk, it’s time to act. Today’s the first step #HalaMadrid pic.twitter.com/SUB59Ot8nT— Sergio Ramos (@SergioRamos) October 31, 2018