Mesazh enigmatik nga Ikardi, gjithçka kryhet përmes Instagramit

Mauro Ikardi ka zgjedhur një mënyrë interesante për të reaguar për të parën herë në lidhje me situatën e komplikuar që është krijuar së fundmi midis tij dhe klubit të Interit.

Me anë të një postimi në Instagram, Ikardi ka lëshuar një mesazh enigmatik duke postuar një foto të vetën shoqëruar me thënie të shkrimtarit amerikan Mark Tuejn: “Më mirë të heshtësh dhe të dukesh si budalla, sesa të flasësh dhe të largosh çdo dyshim”.

https://www.instagram.com/p/Bt4HKVeH-iN/?utm_source=ig_web_copy_link

Heqja e shiritit të kapitenit, nuk u prit aspak mirë nga argjenatinasi që refuzoi të udhëtonte me skuadrën për transfertën kundër Rapidit të Vienës. Në ditët në vijim pritet që të zbardhet e vërteta e krisjes së tij me kupolën drejtuese të klubit zikaltër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *