Largimi i Ramsej drejt Juventusit, Arsenali studion dy zëvendësues

0

Aron Ramsej do t’i bashkohet Juventusit në verë, duke mbyllur aventurën e tij 11-vjeçare te Arsenali. Klubi londinez ka nisur që tani të shikojë tregun e lojtarëve për të gjetur pasuesin e mesfushorit uellsian.

Nën radarin e teknikut Unai Emeri, janë dy futbollistë: Deklan Rajs i Uest Hemit dhe Ros Barklej i Çelsit. Rajs po bën një sezon të shkëlqyer me Uest Hemin dhe dy kombëtare, Anglia dhe Irlanda, po bëjnë “luftë” me njëra-tjetrën që të marrin mesfushorin. Një lojtar që premton shumë.

Alternativa tjetër është Ros Barklej. Mesfushori nuk preferohet shumë nga Sarri dhe në takimin e “Europa League” përballë Malmos, nuk e ka grumbulluar. Me shumë gjasa, ish-lojtari i Evertonit do të largohet nga Blutë e Londrës dhe Arsenali është gati të përfitojë.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.