Merkato, Teuta dhe Kale: flet “vlonjati” Ilir Daja

0

Flamurtari e nis kampionatin në Durrës, ndërkohë që vlonjatët e kanë zhvilluar fazën përgatitore në Greqi. Trajneri Daja është i kënaqur në përgjithësi, edhe pse do donte që të kishte pasur ndonjë miqësore reale, nga ata që të lënë të kuptosh forcën e vërtetë të skuadrës.

“Kemi shkuar në një kohë jo të përshtatshme, pasi kemi pritur formatimin e grupit. Kemi arritur ato që janë të rëndësishme, frymën e grupit si dhe për të rritur kondicionin fizik. Ndeshjet miqësorë janë i vetmi drejtim që nuk e arritëm qëllimin, pasi nuk patëm përballë ndonjë ekip të fortë”, shprehet Daja për “RTSH Sport”.

Më tej ai flet edhe në lidhje me lëvizjet e tjera në hyrje: “Fokusi është te merkato, paralelisht edhe me përgatitjen e fillimit të kampionatit. Do tentojmë të plotësojmë grupin e lojtarëve deri në fund të merkatos. Kemi përcaktuar se ku janë repartet dhe rolet ku kemi më shumë nevojë. Bashkë me drejtuesit po shohim alternativat që mund të vijnë te Flamurtari, jo në numër, por në cilësi”.

Sa i takon brazilianit Elton Kale, Daja shkurtimisht thotë: “Nuk mund të jap asnjë koment për sa kohë ai është në Dhomën e Zgjidhjes së Konflikteve”. Në fund trajneri i Flamurtarit flet edhe për ndeshjen e së dielës kundër Teutës.

“Nisemi të dyja skuadrat në nivel paragjykimi, pasi nuk e njohim kundërshtarin, as ata nuk na njohin. E respektojmë Teutën për vetë përforcimet që kanë bërë, por më shumë respektojmë veten tonë”, përfundon Daja. Takimi Teuta-Flamurtari luhet prej orës 19:45.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.