Merkato në Amerikën e Jugut, Arsenali gjen zëvendësuesin e Kosielnit

Një ndër mbrojtësit më të mirë të kampionatit brazilian është Ualter Kaneman. Argjentinasi u bë tri vite më parë pjesë e Gremios, atëherë askush nuk e njihte, por pas tre sezoneve të shkëlqyera Kraneman fitoi respektin e të gjithëve.

Paraqitjen e mira në Brazil bënë që qendërmbrojtësi të realizonte një ëndrrën e të luajturit me përfaqësuesen e Argjentinës, pjesë e secilës është edhe në grumbullimin aktual. Duke parë rritjen e madhe të lojtarit, nuk ka se si të mungojë interesi nga klubet elitare evropiane.

Së fundmi për Kaneman ka shfaqur interes Arsenali. Sipas së përditshmes angleze (Daily Mail), klubi anglez ka përgatitur një ofertë prej 10 milionë paundësh për 28-vjeçarin.

Kaneman shihet nga drejtuesit e “topçinjve” si zëvendësuesi ideal i Lorent Kosielnit, i cili nuk është më ai dikurshmi si pasojë e moshës së madhe dhe disa dëmtimeve të rënda që francezi ka pësuar rishtazi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online