Nderim Nexhipi goli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport para ndeshjes me Partizanin dhe Kukësit, duke analizuar si pritshmëritë që ka për këtë takim, ashtu dhe për lëvizjet që mund të bëhen në janar. Drejtori sporti i Kukësit tregoi se problemi më i madh i verilindorëve këtë edicion është fakti se skuadra po luan larg shtëpisë, por dhe se në merkaton e janarit u bënë shumë lëvizje.
“Disa vite më parë kisha mundësinë të luaja në një derbi pa shikues. Nuk është diçka e mirë, pasi ndeshje të tilla sjellin publikun. Futbolli luhet për tifozë dhe do të doja të ishte një stadium i mbushur dhe të kishte atmosferë”.
“Janë dy gjëra të ndryshme të jesh lojtar dhe në postin e drejtuesit. Kam qenë tërë jetës futbollist ndërsa kam 1 vit me roli aktual. Posti i drejtuesit është diçka krejt tjetër”.
“Është fakt dhe e drejtë që nuk kishim shumë fat me dëmtimet. Na u dëmtuan dy lojtarë si Musolli dhe Rrumbullaku. Kjo ndikoi dhe në lojën tonë. Musolli është një ndër më të mirët në Superiore dhe bën diferencën çdo herë. Problemi më i madh është që luajmë në transfertë çdo ndeshje dhe nëse do të luajmë në Kukës do të kishim më tepër pikë”.
“Kemi pasur biseda me trajnerin Cungu. Po shohim mundësitë dhe nëse ndërhyrjet diçka do të shohim në sulm. Harba ka prishur kontratën me ne para një muaj e gjysmë dhe nuk kemi shumë opsione dhe një sulmues do të bashkohet me ne në janar”.
“Gurin e shitëm në verë dhe klubi arkëtoi një shumë të konsiderueshme parash. Kemi sjellë lojtar që janë interesant për tregun e jashtëm. Çyrbja bëri një sezon të mirë edicionin e shkuar, por duhet kohë kur ndryshon ambient. Kemi lojtarë interesant, por nuk mund të them se në janar mund të kemi ndonjë lojtarë që mund të shkojë larg”.
“Ethemi po bën shumë mirë dhe uroj të bëjë mirë. Është i ri në Superiore, pasi luan sezonin e dytë. Duhet ta kapim këtë lojtar të ri, pasi po bën ndeshje të mira dhe të ketë mundësi për të ikur nga Shqipëria. Duhet të bëjmë maksimumin që të sjellim lojtarë që të jenë sa më interesant për tregun e huaj”.
“Të gjithë e dinë se si ishte gjendja e stadiumit në Kukës. Gjendja e terrenit ishte në situatë të keqe dhe ndaj u mor vendimi për t’u larguar. Në Elbasan apo Shkodër fushat janë më optimale, por kur një skuadërs si Skënderbeu vjen në Kukës ka ndjenjë tjetër, sesa kur vjen në Elbasan apo në Shkodër. Në ndeshjet e fundit lojtarët e rinj e kanë kuptuar se kemi ekip të mirë dhe do të konkurrojmë deri hë fund për titull”.
“Ne kemi bërë shumë afrime dhe duhet koha e vet. Përgjigjen do e kemi në fund se ku do të jetë ky ekip në përfundim të kampionatit”.