VIDEO | Sançez jep leksion: Futbollist s’bëhesh me duhan dhe alkool! Po Vidal?!

Aleksis Sançez e mbylli para kohe vitin 2018 për shkak të një dëmtimi. Gjatë javës së fundit, kiliani ka qenë duke u rikuperuar në vendlindje dhe e ka shfrytëzuar këtë për të kryer disa aktivitete bamirësie për fëmijët në nevojë.

Në një prej këtyre aktiviteteve, sulmuesi i Mançester Junajtid, po u jepte disa këshilla fëmijëve të pranishëm: “Mos pini duhan dhe alkool, kurrë. Nuk mund të bëhesh futbollist nëse tymosni dhe deheni”, tha Sançez.

Pak sekonda para kësaj deklarate një prej fëmijëve i kujton kilianit, mesfushorin e Barcelonës Arturo Vidal: “Po, Arturo (Vidal) ?”, ia ktheu vogëlushi me ironi. Të gjithë të pranishmit ia filluan të qeshnin, pasi Vidal njihet si një futbollist që ka një raport tejet të afërt me alkoolin dhe duhanin. Sançez u munda ta anashkalonte por të qeshurat e kapën dhe atë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online