Mërgjyshi prezantohet te Laçi, Uzuni dhe Selmani gati për Superkupën

Skuadra kurbinase u eliminua në turin e dytë të Europa League-s nga Molde, por kalimi i një turi mund të thuhet se ishte një sukses jo i vogël. Bardhezinjtë kërkojnë që ta nisin me trofe edicionin e ri, pasi do të luajnë në dielën ndeshjen e Superkupës. Pas largimit të Besnik Prengës sot u njoftua se do të ishte Artan Mërgjyshi ai që do të merrte drejtimin e skuadrës.

Pak minuta më parë ekipi ka zbritur në fushë dhe presidenti Pashk Laska ka prezantuar trajnerin e ri. Po ashtu me grupin mund të shihet dhe në video që është edhe portieri, njëkohësisht kapiteni i skuadrës Gentian Selmani, si dhe sulmuesi Myrto Uzuni.

Që të dy këto lojtarëjanë përfolur se mund të largohen nga Laçi, por sot kanë qenë nën urdhrat e trajnerit të ri dhe me shumë mundësi do të jenë së paku dhe për ndeshjen finale të Superkupës së Shqipërisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online