Cungu: Torpedo jo në nivelin e Karabakut, kualifikimi nuk është utopi

Trajneri i Kukësit, Armando Cungu, beson se skuadra e tij mund të marrë një kualifikim ndaj skuadrës gjeorgjiane të Torpedos. Numri 1 i stolit kuksian, në një intervistë për “Supersport” thekson se kundërshtari nuk është në nivelin e Karabakut, por në anën tjetër kërkon nga skuadra e tij që të marrë më shumë përgjegjësi në sulm.

ELIMINIMI NGA CHAMPIONSI – “Bëmë shumë mirë në ndeshjen e parë. Në ndeshjen e dytë mund të bënim një paraqitje shumë më të mirë me pak kujdes. Futbolli është i tillë dhe nëse gabon përfiton kundërshtari”.

SKUADRA – “Ekipi ka qenë me i ekuilibruar më i kujdesshëm që nga ndeshja me Valetën. Gjithsesi, kemi pretenduar që të kemi më tepër iniciativë, që të marrim më shumë përgjegjësi. Në futboll, nëse do të fitosh një ndeshje, duhet ta ngacmosh kundërshtarin. Nëse nuk shkon te porta nuk vjen goli, vetëm mund të ndëshkohesh. Në këtë ndeshje normalisht do të kërkojmë më tepër iniciativë dhe uroj që të shprehemi më shumë në aspektin sulmues”.

NDESHJA ME TORPEDON – “Edhe për Valetën u mendua se ishte një kundërshtar i lehtë dhe vazhdojnë me paragjykime.  Të gjitha skuadrat kanë bërë progres të dukshëm dhe nuk është e lehtë të përballesh me askënd, kështu që dhe rivali i radhës nuk është i lehtë, pasi në turin e dytë kanë shënuar dhe nuk janë ndëshkuar asnjëherë. Është një kundërshtar që duhet respektuar , por natyrshëm jo në nivelin e Karabakut. Mundësitë e Kukësit janë reale për t’u përballur me dinjitet dhe për të kërkuar kualifikimin, i cili nuk është utopi”.

KAMPIONATI – “ Pretendojmë dhe do zoti që të kalojmë kodrën një herë si fillim dhe më pas do të shohim malin përballë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online