Memushaj: E dinim se do të vuanim, jemi gati për këto lloj betejash

Ledian Memushaj zhvilloi një paraqitje shumë të mirë kundër Veronës në transfertë. Ai u vlerësua me notën më të mirë të ekipit të tij dhe forma e mirë gëzon dhe stafin e kombëtares përpara dy sfidave të rëndësishme kundër Islandës dhe Moldavisë.

0-0 përfundoi ndeshja e parë dhe ky rezultat mund të cilësohet pozitiv për Peskarën. Të dielën zhvillohet sfida e kthimit dhe Memushaj me shokë do të bëjnë maksimumin për t’u kualifikuar në finalen e madhe për një post në Serie A.

Vlonjati ka folur për ndeshjen, të cilën e cilësoi tepër të komplikuar. Hapi i parë u hodh, por mesfushori qëndron me këmbë në toke. Megjithatë, ai dhe Peskara janë gati për ndeshjen e kthimit dhe dëshirojnë rikthimin në elitën e futbollit italian.

E dinim se do e kishim të vështirë, pasi ata luajnë mirë në shtëpi. Ishim koshient që do të vuanim. Le të themi se shkoi mirë pjesa e parë, ndërsa ndeshja e dytë do të jetë edhe më e vështirë. Gjithsesi, jemi gati dhe kemi ardhur deri në këtë pikë për të luajtur këto lloj ndeshjes”, përfundoi Memushaj prononcimin e dhënë për DAZN.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online