Memelli: Kartoni i kuq është i padiskutueshëm, një detaj vendosi

Trajneri Migen Memelli komentoi humbjen me Partizanin në emisionin “Gol pas Goli” më “Supersport”. Tekniku i kurbinasve nuk la jashtë vëmendjes dhe kartonin e kush të Berishës, por dhe momentin e golit.

“Partizani është skuadër e mirë, nuk e fshehim dot këtë. Për mënyrën si erdhi loja është pak e dhimbshme. kërkova të rrinim në linjën. Ishte një gabim dhe e marr përsipër unë. Dua t’i shkarkoj lojtarët nga përgjegjësia. Do punojmë fort për t’u përmirësuar. Luajtëm mirë, u mbrojtëm. Futbolli është lojë episodesh, patëm rastet tona me Shtubinën dhe Berishën. Për mënyrën se si erdhi loja mund të them se rezultati ishte e drejtë”.

“Nuk mund të them se Partizani është më  i fortë se Skënderbeu. Kanë një mënyrë lojë të dyja. E dinim se do kishim vështirësi me treshen e sulmit të Partizanit. U munduam t’i izolojmë në lojë, na shpëtoi ai detaj me Bardhin”.

“Kartoni i kuq është mëse i merituar. Kur diçka duket dhe është reale, nuk kemi çfarë themi”.

“Ekipi i lodhur? Kur ka ndeshje çdo tre ditë është e vështirë të jesh në gjendje optimale. 72 orë janë për t’u rikuperuar. Donim të ishim në ekuilibër. Treshja sipër është më e rrezikshmja te Partizani. Detaji te goditja standarde na penalizoi”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *