Mema i beson të njëjtit formacion, Shkëmbi jo

Tirana kërkon të fitojë me Teutën dhe trajneri Ardian Mema i ka besuar të njëjtit formacion që luajti kundër Kamzës. Lika ruan kuadratin, kurse nga krahtë në mbrojtje aktivohen Imami dhe Doka. Atinga dhe Hoxhallari janë pozicionuar në qendrës. Mesfusha është e zakonshmja: Karabeci-Hasani-Daja. Kobina dhe Greca do të mbështesin Sentamunë në sulm.

Trajneri Shkëmbi në krahun tjetër ka ulur në stol Ndrecën. Beqja zë vendin në të majtë të mbrojtjes. Osmani sërish është pozicionuar në mesfushë. Latif do të luajë në sulm dhe Progni do të jetë në mbështetje të tij. Avdyli, Sidibe, Osmani dhe Kallaku në mesfushë, dhe sikurse shihet janë shumë qendërmesfushorë. Mbetet për t’u parë se cili prej tyre do të jetë i pozicionuar në krah.

Kategoria Superiore – Java 11

E premte, më 2 nëntor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Tofik Jashari”, Shijak

Teuta – Tirana

Teuta: Hidi, Gjorgievski, Shkalla, Bicaj, Beqja, Osmani, Sidibe, Avdyli, Kallaku, Progni, Latif. Trajner: Bledi Shkëmbi.

Tirana: Lika, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Daja, Kobina, Hasani, Greca, Sentamu. Trajner: Ardian Mema.

Gjyqtarë: Klajdi Kola, Rejdi Avdo, Enea Pashaj, Ilir Tartari; Gjyqtarë linje: Kridens Meta, Emirion Sino

Delegat: Marjus Sulejmani; Vëzhgues: Arianit Lulaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *