Alegri: Më shumë vëmendje kampionatit. “Champions”-i? Barcelona favoriti kryesor

Dy ndeshje rresht në shtëpi për Juventusin, nesër Kaljari në kampionat, ndërsa të mërkurën Mançester Junajtid në Champions. Maks Alegri ndalet te ndeshja kundër ekipit sard dhe nuk mendon për sfidën me ekipin e Murinjos.

Trajneri i bardhezinjve kërkon fitoren kundër Kaljarit dhe i bën thirrje mbrojtjes të mos pësojë. Pasi flet për formacionin e mundshëm, Alegri ndalet te Champions Liga. Ndihet si trajneri i një skuadre, që mund të fitojë kompeticionin, por Barcelona është favoritja kryesore për këtë vit.

KALJARI – “Djemve iu kërkoj fitoren kundër Kaljarit. Me Empolin e pamë që nuk ka ndeshje të thjeshta, ndërsa kundërshtarët e kanë gjithmonë të rëndësishme ndeshjen kundër nesh. Duhet të fitojmë në fushë, pa lënë pikë rrugës, sepse Napoli dhe Inter janë afër. Kampionati ka më shumë nevojë për vëmendje dhe kemi patur ndonjë rënie tensioni, në ndryshim nga Champions-i. Kaljari është një kundërshtar i vështirë, është skuadra që vrapon më shumë se të gjithë dhe janë të rrezikshëm në zonë.”

CR7 – “Si Mesi, ose Ibrahimoviç te Milani, janë futbollistë, të cilët e krijojnë vetë golin. Kemi dhe lojtarë si Dibala dhe Manxhukiç, të cilët shënojnë. Po presim gola nga mesfushorët dhe mbrojtësit, sidomos në goditjet standarde.”

BARELA – “Ai, Bernardeski, Romanjoli dhe Rugani janë e ardhmja e kombëtares së Italisë.”

FORMACIONI – “Bernardeski dhe Kielini nuk janë gati, ndërsa do të kthehen Manxhukiç dhe Kedira. Do të luajnë Pjaniç dhe Matuidi. Aleks Sandron mund ta lë pushim, ndërsa Spinazola do të luajë disa ndeshje me ekipin e të rinjve. ”

CHAMPIONS – “Kemi luajtur dy finale në katër vjet, pa harruar eliminimet kundër Realit dhe Bajernit. Kemi nevojë dhe për pak fat. Ndihem trajneri i një skuadre, që mund të fitojë Champions-in, por nuk është e thënë se do ta fitojmë. Këtë vit favoriti kryesor është Barcelona. Ne jemi mes 3-4 kandidatëve, por duhet qetësi.”

GODITJET E DËNIMIT – “Ato nga larg do t’i godasë Ronaldo, ndërsa ato më afër do t’i gjuajnë: Dibala dhe Pjaniç. Duhet t’i shfrytëzojmë të gjithë.”

MBROJTJA – “Nuk e fiton dot kampionatin, nëse pëson më shumë se 30 gola. Duke filluar nga nesër duhet të përpiqemi të mos pësojmë më.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online