Mema dhe Shehi hapin “kartat”, formacionet zyrtare

Tirana dhe Skënderbeu po bëhen gati të zbresin në fushën e blertë prej orës 14:00. Trajnerët Ardian Mema dhe Orges Shehi kanë përzgjedhur edhe formacionet që do të zbresin në fushën e blertë. Asnjë surprizë te bardheblutë.

Do të jetë Hasani në sulm, ndërkohë që Kobinah është ai që përfundon në stol. Në krah është zhvendosur Sentamu. Te Skënderbeu ka një lëvizje në mesfushë, teksa Guexh është titullar në vend të Demte. Ky i fundit nuk është as në stol.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 14

E shtunë, më 24 nëntor, ora 14:00
Stadiumi “Selman Stërmasi”, Tiranë

TIRANA-SKËNDERBEU

TIRANA: Abibi, Doka, Atinga, Hoxhallari, Imami, Karabeci, Mauexhe, Daja, Sentamu, Greca, Hasani. Trajner: Ardian Mema

SKËNDERBEU: Teqja, Vangjeli, Radas, Aliti, Abazi, Muzaka, Dita, Guexh, Gripshi, Bregu, Krasniqi. Trajner: Orges Shehi

GJYQTARË:Juxhin Xhaja, Ermal Barushi, Dojando Myftari, Kridens Meta

DELEGAT: Lysien Nurishmi; VËZHGUES: Albano Janku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *