Mema buzëqesh nga Disiplina, Hasani dilema e madhe

Tirana luan një sfidë të vështirë nesër në Kamzë kundër Kukësit. Bardheblutë për këtë takim do të jenë më të plotë. Dorian Kërçiku dhe Marvin Turtulli i kanë kaluar problemet fizike që kanë pasur. Dy mbrojtësit janë rikuperuar plotësisht dhe trajneri Ardian Mema mund t’i llogarisë të dy për sfidën me verilindorët.

Edon Hasani është shqetësimi kryesor. Shkodrani është rikthyer në stërvitje pas dëmtimit që pësoi në sfidën me Kamzën, Mesfushori dëshiron shumë që të jetë në fushë, por mbetet për t’u parë gjendja e tij fizike. Me shumë mundësi do e nisë nga stoli dhe në pjesën e dytë mund të përdoret si “asi nën mëngë”.

DISIPLINA – Një ditë më parë u mblodh Komisioni i Disiplinës, që vendosi të mos e shqyrtojë episodin e ndodhur në takimin e Kupës së Shqipërisë me Grent Halilin. Sulmuesi anësor nuk u dënua, çka i jep mundësinë të luajë në takimin kundër Kukësit.

Një lajm i mirë për Memën në këtë moment. Me Junus Sentamu që pritet të mbërrijë në kryeqytet, Halili ishte i domosdoshëm për Tiranën në këto momente. Sot bardheblutë do të zhvillojnë seancën e fundit stërvitore, për të qenë gati për takimin e nesërm me Kukësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online