Hames Rodrigez nuk është aktivizuar si titullar në dy ndeshjet e para të Bajernit në Bundesligë. Trajneri i ri i baverëve, Niko Kovaç, ka preferuar t’i besojë Tomas Mylerit dhe të riut Gorecka një vend në repartin e mesfushës së Bajernit.
Situata e kolumbianit, ka bërë që në mediet gjermane të përflitet për një ndryshim në vendimet e drejtuesve të klubit në lidhje me të ardhmen e kolumbianit. Sipas “Bild” dhe “Kicker”, përfaqësusesit e lojtarit dhe ato të klubit gjerman mund të bien dakord për një marrëveshje, ku 26-vjeçari të rikthehet sërish në Madrid.
Bajerni mund të aktivizojë verën e ardhshme blerjen e kartonit të lojtarit, falë një klauzole, që është caktuar në vlerën e 42 milionë eurove. Më pas sipas gazetarëve gjerman, kampionët e Gjermanisë mund të shesin menjëherë kartonin lojtarit, duke regjistruar dhe një fitim.