“Më mirë të humbësh duke luftuar!”, Kotobelli nuk e kursen Partizanin
Humbja e së shtunës ndaj Partizanit nuk është përjetuar mirë nga lojtarët e Flamurtarit. Dalja me të kuqe e Andi Ribajt dhe disa vendime të tjera në dëm të skuadrës vlonjate ka sjellë që disa lojtarë të skuadrës vlonjate të reagojnë nëpërmjet rrjeteve sociale.
I fundit që e ka bërë këtë gjë është mbrojtësi Blerim Kotobelli. Në një foto të postuar në llogarinë e tij “Instagram”, mëngjarashi ka vënë mbishkrim shprehjen e mëposhtme:
“Me mir 1 humbje e luftuar se sa 1 fitore e dhuruar nga albitri…”