VIDEO | Dramë në Firence, ndeshja më e çmendur e sezonit mbyllet në paqe

Çmenduri në Firence. 111 minuta të luajtura, 6 gola dhe dy ekipe që ndajnë nga një pikë. Fiorentina dhe Interi ndahen në barazim 3-3 në ndeshjen më të çmendur të sezonit.

Ndeshja nisi menjëherë e zjarrtë, teksa pa u mbushur ende një minutë lojë, Stefan De Vrij shënoi në portën e tij në mënyrë të pafat. Gjithsesi, avantazhi i Fiorentinës nuk zgjati shumë, pasi vetëm pesë minuta më vonë, ishte Matias Vesino, i cili baraspeshoi shifrat.

Në fundin e pjesës së parë, ishte Marko Politano, i cili shënoi një gol fantastik për të përmbysur shifrat. Në fraksionin e dytë, sistemi VAR i erdhi në ndihmë ekipit zikaltër, teksa arbitri akordoi një 11-metërsh në favor të tyre. Te pika e bardhë u vendos Ivan Perishiç, i cili u tregua i saktë duke çuar shifrat në 1-3.

 

Fiorentina nuk u dorëzua dhe në minutën e 60-të shënoi me anë të Biragit, por dhe një herë tjetër ishte sistemi VAR, që i erdhi në ndihmë Interit, duke anuluar golin për një faull ndaj D’Ambrozios. Vjollcët nuk e ulën presionin dhe më në fund e gjetën golin që rihapi takimin në minutën e 74-të, ku Luis Muriel shënoi një nga golat më të bukur të sezonit në Serie A.

Gjithsesi, asgjë nuk kishte përfunduar, pasi në minutë e 97-të, gjyqtari i takimit akordon 11-metërsh për Fiorentinën, për një prekje me dorë nga D’Ambrozio. Gjithsesi, kryesori nuk është i sigurt dhe shkon të kosnlutohet me sistemin VAR. Pas tre minutave ankth, 11-metërshi konfirmohet dhe Veretu tregohet i saktë duke mbyllur ndeshjen e çmendur në shifrat 3-3.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online