Mbyllet në paqe, s’ka fitues mes Tiranës dhe Renovës

Tirana luajti sot një miqësore përballë Renovës, takim që u mbyll i barabartë në shifrat 2-2. Për bardheblutë e drejtuar nga Ardian Mema, shënoi Gentian Muça me penallti dhe një autogol i lojtarëve të Renovës, ndërsa në krahun tjetër, gjetën rrjetën Ademi dhe Zuka.

Këtë takim, trajneri Mema e shfrytëzoi për të provuar disa lojtarë të rinj, por iu dha mundësinë dhe disa senatorëve që të angazhoheshin dhe të kapnin një formë të caktuar fizike. Problemet e Tiranës jashtë fushave të lojës nuk kanë ndikuar në kalendarin përgatitor të bardhebluve, që vazhdojnë të zbresin në fushat e lojës dhe të zhvillojnë miqësoret e planifikuara.

Miqësore, 19 korrik 2019

Tirana – Renova  2-2
Muça (p) 36’, Autogol 72’ / Ademi 22’, Zuka 75’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online