Historia e çuditshme e yllit të Frankfurtit: Kam alergji barin!

Alergjitë ndaj materialeve të ndryshme natyrorë ose jo në ditët e sotme dhe jo vetëm janë shumë të përhapura. Çdokush nga ne mund të ketë një alergji nga një cep i vogël i asaj që na rrethon. E vetmja zgjidhje e kësaj është të rrish sa më larg asaj që të shkakton shqëtësime. Por a mund të rrijë një futbollist larg barit? E pamundur.
Rasti i Dani Da Kosta është një nga më të veçantit që mund të kemi parë. 26-vjeçari është alergjik pikërisht ndaj fushës së blertë, specifikisht barit. Në momentin që ai krijon kontakt me këtë bimë, krijohen skuqje dhe nuk duron dot pa kruajtje.

Megjithatë, alergjia nuk e ka mundur dashurinë për futbollin. Ai prej dy vitesh aktivizohet me Ajntrahtin dhe është titullar stabël. Në një intervstë Da Kosta tregon problemin e tij dhe mënyrën sesi e përballon këtë shqetësim aspak të vogël për një futbollist.

“Kam alegji barin. Nëse bie në kontakt me të më krijohen skuqje. Gjithmonë vesh bluzë të gjatë poshtë uniformës. Në verë dhe në dimër. Nuk e di se nga më vjen kjo alergji. Këmbët mbesin pak zbuluar, por fatmirësisht aty e përballoj më shumë se në pjesët e tjera të trupit. Kruajtja në këmbë është e durueshme”, përfundoi mbrojtësi me pasaportë gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online