Gonzalo Higuain, telenovela më e përfolur e kësaj merkatoje duket se më në fund po vjen drejt përfundimit. Argjentinasi, siç raportohet nga mediat italiane ka boshatisur ditën e sotme dollapin e tij dhe është përshëndetur me stafin dhe lojtarët.
Mosgrumbullimi për ndeshjen e nesërme ndaj Xhenoas gjithashtu ishte një shenjë e qartë, se “El Pipita” është i larguar. Mbrëmjen e sotme ose nesër pritet që sulmuesi të udhëtoje drejt Londrës për t’u zyrtarizuar si lojtari më i ri i Çelsit.
Kujtojmë, Higuain u bashkua me Milanin verën e vitit 2018, teksa aventura e tij në Milano zgjati vetëm gjashtë muaj. Drejtuesit e Milanit e morën 31-vjeçarin në huazim për 18 milionë euro dhe të drejtë blerje për 37 milionë të tjera, por marrëveshja u prish dhe tashmë “El Pipita” do të bëhet një lojtar i Çeslit.