Gatuzo: Duartrokitje kur debilët të nisin koret! Higuain-Çalhanoglu? Dal unë garant për ta

Xhenaro Gatuzo nuk e njeh aspak fjalën frikë. Kështu ka qenë kur luftonte në fushat e blerta, njësoj është dhe në pankinë. Trajnerit si dhe Milanit i duhet fitorja nesër kundër Spalit, përndryshe ai rrezikon postin e tij.

Trajneri i kuqezinjve ka dalë në konferencën për shtyp përpara ndeshjes së fundit për vitin 2018, duke e nisur nga çështja e racizmit. Ai tregon veprimin që duhet bërë kur “debilët” nisin koret raciste, ndërsa tenton t’i japë moral Kulibalisë, mbrojtësit të Napolit.

Gatuzo flet për ndeshjen e fundit me Frozinonen, vlerëson Donarumën, kërkon fitoren kundër Spalit, pavarësisht mënyrës së lojës dhe ka shumë besim te Higuain dhe Çalhanoglu. Mbrojtja është përmirësuar, ndërsa tashmë është radha e sulmit për të rikthyer qetësinë në ekipin e “Djallit”.

RACIZMI – “Është e drejtë të ndalet loja, por duhet të kujtojmë se një sjellje e tillë u përket vetëm katër personave dhe jo gjithë stadiumit. Ne duhet t’i respektojmë të gjithë, qofshin të bardhë, apo të zi. Kam parë të hidhen banane në fushë në shtete të tjera. Ne duhet të provojmë të duartrokasim kur këta debilë të këndojnë koret e tyre. Kulibali është si një tank, ai është një lojtar i fortë dhe ata kanë frikë nga ai”.

NDESHJA ME FROZINONEN – “Falë Donarumës ne nuk humbëm kundër Frozinones. Ai është lojtar themelor për ne dhe e vlerësoj shumë. Jemi të zhgënjyer, kemi pasur shanset tona për të fituar ndeshjen, por edhe rrezikuam të humbnim. Mbrojtja jona ka bërë progres. Nuk e kemi mbyllur vitin me 31 pikë prej 7-8 vitesh, por mbetet një dhjetor katastrofë për ne”.

E ARDHMJA – “Unë dua të vazhdoj punën time me stafin. E di që puna jonë varet nga rezultatet. Tani për tani nuk po mendoj për të ardhmen time. Jam i ri dhe mund të jem vetëm mirënjohës për këtë mundësi që më është dhënë. Unë i di rrënjët e mia, askush nuk ma ka hapur rrugën dhe dua që të mbaj shumë përgjegjësi. Por, ky jam unë. Ekipi ka bërë progres në aspektin e karakterit dhe unë do vazhdoj punën për të përmirësuar veten”.

HIGUAIN DHE KONTI – “Unë dua ta shoh Higuainin që pashë pjesën e dytë në ndeshjen me Frozinonen. Nuk dua të flas për gjë tjetër. Ai ka karizëm ta madhe dhe na nevojiten golat e tij. Flas me Higuain çdo ditë dhe besoj se do të kthehet ai normali kur të arrijë të gjejë rrugën e rrjetës. Vazhdoj të dëgjoj thashetheme për një transferim të mundshëm, por jam i sigurt që ai do të mbetet pjesë e Milanit. Konti? Ai ende nuk i ka 90 minuta dhe na duhet ta çojmë në kondicionin e duhur për të luajtur nga fillimi. Për momentin ai nuk është ende plotësisht gati”.

NDESHJA ME SPAL – “Dua të shoh 23 lojtarë të vendosur nesër. Se si fitojmë nuk ka rëndësi për mia, ajo që ka rëndësi është rezultati final. Dua të shoh një ekip të vendosur për të mos lëshuar një cm në fushë. Na duhet të largojmë frikën dhe të jemi të bindur për forcën tonë. Na mungon qetësia e nevojshme, duket sikurse asgjë nuk ishte në rregull edhe kur ishim në vend të katërt. Dikush ka gjithmonë diçka për të thënë, kur jemi në fushë na duhet qetësi, sidomos në sulm”.

ÇALHANOGLU DHE GODITJET E DËNIMIT – “Jam shumë i vetëdijshëm për përformancën e tij kohët e fundit. Ai do të mbetet në ekip për sa kohë do të jem unë në krye të MIlanit. Ai është i rëndësishëm për stilin tim të lojës. Duhet të kemi besim te lojtarët tanë përgjatë momenteve të vështira. Nuk po i përdorim mirë goditjet tona të lira. Po punojmë mbi to, por nuk po marrim rezultate të mira. Me cilësitë që ka Çalhanoglu, besoj fuqimisht se do të gjejë shënjestrën. Po provojmë edhe zgjidhje të reja me Rodrigez”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online