Mbape “telenovelë”, 30 gushti zbardh dilemat

Kilian Mbape është një nga futbollistët më të mirë në botë. 19-vjeçari i sapo shpallur Kampion Bote me Francën, e nisi sezonin e ri me një dopietë në fitoren kundër Guingamp, por ajo mund të jetë ndeshja e tij e fundit në kampionatin francez.

Siç citon “AS”, sulmuesi i PSG mund të transferohet te Reali i Madridit. Në Spanjë e kërkuan dhe kur ishte pjesë e Monakos, por djaloshi zgjidhi kampionët e Francës. Ai është i pashitshëm për klubin kryeqytetas, por gjërat kanë ndryshuar dhe ai mund të kalojë në kampionatin spanjoll. PSG ka probleme me FFP (fair-play financiar) dhe UEFA mund të vendosë sanksione për klubin parisien. Diçka e tillë mund të detyrojë klubin të shesë yllin e saj.

PSG duhet të ushtrojë të hënën e ardhshme opsionin e blerjes së Mbape, që do të nënkuptonte pagimin e 180 milionë eurove te Monako, por jo vetëm kaq. Klubi francez duhet të vendosë një limit për rrogat e klubit dhe një ekuilibër midis shpenzimeve dhe të ardhurave.

Të hënën e datës 30 gusht skadon opsioni i blerjes përfundimtare të sulmuesit dhe nëse nuk ja del, lojtari rikthehet te Monako.

Duke llogaritur që merkato në Angli dhe Itali është mbyllur, Reali i Madridit mbetet një nga të vetmet ekipe që ka potencialin për të investuar për shërbimet e 19-vjeçarit. Merkato në Spanjë mbyllet një ditë më vonë dhe Reali do të hidhje në sulm për ta afruar në ekip. Ai është një fiksim i vjetër i Florentino Perez, i cili do të ketë shansin për t’iu dhuruar një emër të madh tifozëve dhe për të “harruar” largimin e Ronaldos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online