Mbape-Real fillon të bëhet “reale”, në Spanjë zbulojnë takimin sekret

Është koha të marr më shumë përgjegjësi mbi vete, të rritem. Ndoshta do jem i lumtur në Paris, ose ndoshta në një vend tjetër, me një projekt të ri. Nëse flas sërish për këtë gjë, do e teproj, por ky ishte mesazhi që doja të jepja“, u shpreh Kilian Mbape gjatë ditës së djeshme.

Një deklaratë e tillë ka rritur frikën dhe panikun në kampin e kampionëve të Francës. Reali i Madridit qëndron pas dere dhe mund të jetë e ardhmja e sulmuesit 20-vjeçar.

Intrigat shtohen edhe më shumë nga lajmet që vijnë nga Spanja. Sipas raportimeve të fundit nga mediet e vendit iberik, babai i Mbape është takuar me Hoze Anhel Sançez, drejtorin e përgjithshëm të Realit të Madridit.

Palët kanë nisur negociatat dhe vera mund të sjellë transferimin e madh. Reali nuk i ka problem paratë dhe po tenton të bindë kampionin e botës. Një gjë e tillë do lehtësonte edhe marrëveshjen me PSG, që do të dorëzohej përpara dëshirës së yllit të sulmit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online