Mbape pa konkurrencë nga moshatarët, vetëm një anglez në “horizont”

Kilian Mbape është vetëm 19 vjeç, por pavarësisht moshës së re, djaloshi nga rrethinat e Parisit ka arritur të jetë një ndër kandidantët për të fituar topin i artë, ku zuri vendin e katërt në renditjen e përgjithshme.

Paraqitjet e lojtarit me fanellën e PSG-së dhe Botërorin “Rusi 2018”, ku ishte një ndër protagonistët e rrugëtimit të Francës drejt titullit kampion, nuk kishin se si të shtoni vlerën e kartonit të lojtarit. Sipas sajtit të njohur “trasnfermarkt”, Mbape është lojtari më i shtrenjtë në planet me një vlerë prej 200 milionë eurosh.

Një tjetër e dhënë interesante që mund të nxjerrim nga lista e përditësuar e “transfermarkt” është se në arenën e futbollit europian nuk ka asnjë lojtar të moshës së Mbapesë, që ka një sukses të ngjashëm. Për të gjetur një lojtar me moshë dhe vlerë të përafërt duhet shkojmë “shfletojmë” disa faqe e të shkojmë deri në vendin e 36-të, që mbahet nga sulmuesi anglez Xhejdon Sanço, që ka qenë një ndër zbulimet e këtij viti në Bundesligë.

Ndërkohë pak vite më të mëdhenj se Mbape janë Markus Rashford dhe Usman Dembele. Koha do ta tregojë nëse ndonjë prej këtyre lojtarëve do të jetë i aftë t’i bëjë konkurrencë francezit, i cili për momentin duket i destinuar për të prekur majat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online