Kilian Mbape është ëndrra e madhe e Realit të Madridit, por një transferim i tillë është pothuajse i pamundur. Paratë nuk janë problem për klubin spanjoll, madje u fol për një ofertë prej 300 milionë eurosh, por lojtari i premtoi besnikëri PSG-së.
As francezët nuk kanë ndërmend të heqin dorë nga shërbimet e fenomenit 20-vjeçar, kështu që… kalojmë të objektivat e radhës. Në skenë qarkullojnë emra si Salah, Dibala, Mane apo Zhoao Feliks. Të gjithë janë lojtarë të mëdhenj, por trajneri francez ka një dëshirë.
Ai quhet Xhejdon Sanço, 19-vjeçari i Dortmundit. Anglezi ofensiv ka “shpërthyer” sivjet, duke shënuar 12 gola në 39 ndeshje në të gjithë kompeticionet. Të shumta edhe asistet e dhuruara për shokët e tij të skuadrës.
Zidan e pëlqen shumë si lojtar dhe është gati t’ia kërkojë Perezit transferimin e tij në Madrid. Problem mbeten kërkesat e larta të verdhezinjve gjermanë. Dortmundi nuk heq dorë lehtë nga ylli i saj dhe kërkon të paktën 160 milionë euro për kartonin e tij.