Mbape: Ju tregoj raportin me Nejmar, kam një dëshirë

PSG do të zbresë nesër në fushë për të fituar trofeun e parë sezonal. Kampionët do të përballen me Rene në finalen e Superkupës së Francës, duel që zhvillohet në tokën kineze.

Djemtë e Tuhel janë të karikuar për ta nisur mbarë sezonin e ri, ndërsa drejtuesit duhet të zgjidhin përfundimisht çështjen Nejmar. Braziliani dëshiron largimin dhe preferon rikthimin te Barcelona.

Rreth kësaj teme ka folur edhe Kilian Mbape në konferencën për shtyp përpara ndeshjes. 20-vjeçari tregon marrëdhënien me repartin e sulmit dhe ka një thirrje për të.

Kjo është një situatë që e njohim të gjithë. Nejmar është stërvitur gjithmonë fort. Dëshiroj që të qëndrojë me ne, ky është mendimi i vetëm që kam në lidhje me këtë çështje. Marrëdhënia jonë është e bazuar në ndershmëri dhe respekt dhe ia kam kërkuar diçka të tillë. E admiroj shumë Nejmarin dhe shpresoj që të mos largohet”, përfundon Kilian Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online