Mbape jep sinjale largimi nga PSG, lëshon deklaratën bombë!

Skuadra e PSG-së ka investuar shuma të çmendura vitet e fundit, duke sjellë në kryeqytetin francez emrat më të mëdhenj të futbollit europian dhe atë botëror. Megjithatë, suksesi në Champions League ka munguar për parisienët.

Edhe pse kanë fituar shumë trofe në Francë, lojtarët kryesorë të skuadrës kanë filluar të dyshojnë për forcën e PSG-së në Europë. Një ndër ta, është dhe Kilian Mbape. Kampioni i Botës mund të largohet nga PSG këtë verë, për t’iu bashkuar një skuadre që ka më shumë mundësi që të fitojë Champions League. Këtë gjë, e ka pranuar dhe vetë ylli francez:

“Gjëja më e rëndësishme është të fitosh Champions League, pasi kështu fiton dhe Topin e Artë dhe futesh në histori. Sot, nuk mund ta fitosh Topin e Artë pa fituar Champions League, kompeticion shumë i rëndësishëm në sytë e botës”, u shpreh Mbape.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online