Kristiano Ronaldo dhe Leo Mesi. Ky ka qenë dueli i viteve të fundit. argjentinasi dhe Portugezi kanë diskutuar mes tyre të gjithë trofetë individual, edhe pse herë pas here janë ngacmuar nga lojtarë që vërtetë kanë pasur cilësi, por asnjëherë nuk kanë mundur që t’i rrëzojnë nga froni. Kujtojmë që në 10 vitet e fundit Ronaldo dhe Mesi kanë diskutuar mes tyre Topin e Artë.
Mosha bën të veten dhe të dy edhe për pak vite mund të jenë në nivele të larta dhe më pas mund të mendojnë ndonjë eksperiencë në Kinë, SHBA apo Japoni, ose ta mbyllin pa u zgjatur shumë. Kush do të jenë pas tyre ata që do të marrin skenën? Sigurisht që Kilian Mbape dhe braziliani Nejmar janë dy lojtarët që kanë tërhequr vëmendjen së fundmi.
Sipas Karlo Ançelotit do të jetë pikërisht dyshja e PSG-së ajo që do të rivalizojë në dekadën e ardhshme për trofetë individual. Një kalim stafete sipas Ançelotit, i cili beson se të dy janë lojtarët që do marrin vendet e Ronaldos dhe Mesit: “Mbape është i pabesueshëm dhe është një kandidat potencial për të marrë Topin e Artë. Si ai asht udhe Nejmar them se janë pasardhësit e Mesit dhe Ronaldos. Edhe nëse Mbape nuk e fiton këtë vit Topin e Artë, pa dysh9im që do ta fitojë pa asnjë problem në të ardhmen. Çdo ekip do ta donte ta kishte në ekip”.