“Marselo largohet nga Reali, një klub i madh pas Taljafikos”

0

Juventusi është gati të sigurojë shërbimet e një tjetër lojtari të Reali i Madridit. Pas blerjes së Kristiano Ronaldos, bardhezinjtë kërkojnë Marselon. Të njëjtën dëshirë ka dhe braziliani, i cili kërkon të nisë një aventurë të re në verë dhe dëshiron të bashkohet me mikun e tij portugez.

Një gjë e tillë konfirmohet dhe nga agjenti i Nikolas Taljafikos, qendërmbrojtësit dhe mbrojtësit të majtë të Ajaksit. Rikardo Shliper ka folur për “Radio Rivadavia”, aty ku komenton dhe situatën e argjentinasit.

Emri i Taljafikos gjendet në blloqet e drejtuesve të Realit të Madridit për të zëvendësuar Marselon, i cili do të largohet për te Juventusi. Deri tani nuk më ka kontaktuar askush nga klubi spanjoll. Ka disa klube që po interesohen për Nikolasin. Ai ka dhe dy vite kontratë me Ajaksin, nuk ka një klauzolë largimi dhe drejtuesit e klubit kanë vendosur një çmim minimal për kartonin e tij. Di të them që një klub i madh spanjoll po interesohet për të dhe mendoj se është momenti i duhur që lojtari të bëjë hapin e madh në karrierë”, përfundon agjenti i lojtarit argjentinas.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.