Marselo dëshira e madhe, zbulohet oferta joshëse

Juventusi nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe është gati t’i dhurojë një përforcim cilësor Alegrit në fund të sezonit. Marselo është objektivi i madh dhe bardhezinjtë kanë gati ofertën për Florentino Perez.

Brazilianit i përfundon kontrata me Realin e Madridit në vitin 2022, por ai dëshiron të provojë një aventurë të re. Mbrojtësi i majtë kërkon të bashkohet në një ekip me mikun e tij të ngushtë, Ronaldon dhe Juventusi ka gati planin për të siguruar shërbimet e tij.

Siç raporton “Tuttosport”, Paratiçi ka gati 45 milionë euro për “Los Blancos” dhe një rrogë prej 12 milionë eurosh për 30-vjeçarin, duke e bërë lojtarin e dytë më të paguar në ekip pas Kristiano Ronaldos.

Nëse arrihet akordi me Realin, Aleks Sandro do të kërkonte largimin me Juven që do të pranonte oferta për jo më pak se 50 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online