Marrëveshja me Edi Rejën, italianët zbulojnë një detaj

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edi Reja është ai që pritet të zyrtarizohet si trajneri i ri i kombëtares shqiptare. Nga FSHF ende nuk ka ardhur një komunikim, por gjithçka duket e mbyllur. Ka mbetur firma dhe diskutimi në lidhje me kohëzgjatjen e kontratës.

Sky Sport raporton se të mërkurën do të ketë një takim final mes Rejës dhe Armand Dukës. Tekniku italian kërkon që të nënshkruajë fillimisht për një vit, kurse FSHF dëshiron që kontrata të jetë 2-vjeçare. Një zgjidhje do të vijë edhe për këtë pikë.

Pikëpyetje ka edhe për stafin që do e shoqërojë Rejën. Alesandro Kalori është emri më i përfolur, por ka një problem. Së fundmi ai është larguar nga Ternana, klub me të cilin ka një kontratë dhe duhet të gjejë një zgjidhje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *