Marrëveshja e Ndreut me Kastriotin: Mbyllim gjithçka në fundjavë

Pritëm që në fundjavën e kaluar të kishim një vendim për trajnerin e ri te skuadra e Kastriotit, por nuk erdhi. Pasi zbriti nga Superiorja në Kategorinë e Parë, skuadrës krutane iu largua trajneri Bledar Devolli dhe disa lojtarë.

Kjo situatë i ka detyruar drejtuesit e klubit që të vendosin së pari teknikun për sezonin e ri dhe “grepat” janë hedhur te njohja e vjetër, Ramadan Ndreu, i cili është pushim pas shkarkimit nga pankina e Kukësit në fazën e tretë të Kategorisë Superiore.

Për SportEkspres.com, sot Ndreu deklaroi se është ende në bisedime me drejtuesit e klubit dhe se fundjava tjetër pritet që të ketë konkretizimin e marrëveshjes. “Unë jam ende në bisedime me drejtuesit e klubit dhe ndoshta këtë fundjavë do mbyllim gjithçka”, ishte kjo deklarata e Ramadan Ndreut, i cili nuk sqaroi më tej nëse kishte oferta të tjera veç Kastriotit. Gjithsesi, mbetet për t’u parë nëse palët do dakortësohen në këtë projekt mes tyre në Kategorinë e Parë.

AGRON KAJA

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *