Ditën e sotme Bepe Marota u prezantua si administratori i ri i deleguar i klubit të Interit. Ish-drejteusi i Juventus, me të cilin bardhezinjtë arritën shumë suksese, në fjalët e tij të para si zikaltër foli më së shumti për çështjen Spaleti.
Tekniku i Interit, është kryefjala e ditëve të fundit në ambientin e klubit nga Milano, teksa eleminimi nga Champions nuk është pritur fare mirë nga presidenti Zhang dhe sidomos nga tifozët. Marota shprehu hapur besimin e tij për Spaletin dhe theksoi që italiani është një trajner i shkëlqyer.
“Spaleti është një trajner ekselent. Ai ka nevojë të punojë i qetë dhe është detyra jonë ta mbështesim gjithë kohën. Nuk është e thjeshtë të arrish rezultatet që Interi kërkon të arrijë, por është detyr e jona që të synojmë objektiva madhorë. Ai duhet të punojë i qetë, sepse klubi është në dispozicion të tij”, përfundoi fjalët e tij Marota.