Gjyqi Milan-UEFA, kuqezinjtë mbeten akoma në ankth

Milani është në pritje që këto ditë t’i jepet vendimi nga UEFA në lidhje me bilancet e saj dhe për “fair playn financiar”. Në fakt vendimi i organit më të lartë të qeverisjes së futbollin në Europë pritej të jepej ditën e sotme, por së fundmi është raportuar se ky vendim është shtyrë për ditën e nesërme.

Shkak i kësaj shtyrje, besohet të jetë ndeshja që Milani do të zhvillojë mbrëmjen e sotme me Olimpiakosin në Europa Ligë, ku luajnë fatet e tyre të kualifikimit në transfertën greke. Kuqezinjtë pritet të marrin një gjobë dhe për tre vitet e ardhshme të jenë në monitorim të plotë nga UEFA.

Kuqezinjtë po mundohen të tregohen të kujdesshëm me shpenzimet dhe objektivi kryesor këtë vit është garantimi i pjesëmarrjes në Champions League, kompeticion në të cilin Milani mungon prej disa vitesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online