Eleminimi nga Champions dhe e ardhmja e Ikardit, flet Havier Zaneti

Eleminimi i Interit nga Champions ka lënë një shije mjaft të hidhur në kampin zikaltër, teksa nuk shkuan më shumë se një barazim në shtëpi ndaj holandezëve të PSV. Ditën e sotme, lidhur me eleminimin, por edhe për të ardhmen e shumëpërfolur të kapitenit Ikardi, ka folur legjenda dhe drejtuesi zikaltër, Havier Zaneti.

Ish-kapiteni legjendar i Interit ka thënë se shpreson që Mauro Ikardi të vijojë të jetë pjesë e klubit dhe të shndërrohet në një legjendë. Gjithashtu, Zaneti ka prekur dhe pjesën e eleminimit nga Championsit, ku ka theksuar se klubi ka objektiva dhe në Europa Ligë, apo Seria A dhe në kupën e Italisë.

IKARDI – “Kontributi i tij është gjithmonë shumë i rëndësishëm. Shpresoj që të qëndrojë për shumë vite dhe të bëhet një legjendë në historinë e klubit”.

ELEMINIMI NGA CHAMPIONSI – “Objektivi i sezoni të shkuar ishte që të kuaifikoheshim për në Champions, por fatkeqësisht rrugëtimi ynë në këtë kompeticion përfundoi në ndeshjen ndaj PSV. Kjo nuk do të thotë që ne nuk kemi objektiva të tjera. Seria A, Europa Liga dhe Kupa e Italisë, janë që të tre kompeticione mjaft të rëndësishme për ne dhe ne duhet të vazhojmë të japim paraqitje të mira”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online