Interi ka nisur të lëvizë me ritme të shpejta këto ditë të fundit të merkatos. Dyshja Marota-Auzilio po punojnë në të dyja krahët, teksa synojnë të jenë aktivë si në hyrje si në dalje të lojtarëve. Ivan Perishiç është një ndër më të vlerësuarit në kampin zikaltër, por paraqitjet e tij kanë lënë shumë për të dëshiruar.
Kroati ka qenë tërësisht jashtë forme në këtë pjesë të parë të sezonit dhe shitja e tij është më shumë se një opsion. Sipas mediave italiane, mesfushori i avancuar mund të largohet nga Milano, ku një ofertë 35-40 milionë euro nuk do të refuzohej.
Shitja e Perishiç do të sigurojë buxhet të mjaftueshëm për objektivin e ri të dyshes Marota-Auzilio. Janik Ferreira Karrasko, është emri më i fundit që ka dalë në skenë. Belgu përflitet prej kohësh se mund të transferohet te Milani, por duket se do të përplasin brirët me kushërinjtë zikaltër.