Ndeshja e luajtur mbrëmë midis Romës dhe Interit hapi shumë polemika, për sa i përket disa momenteve të diskutueshme gjatë sfidës, ku sistemi VAR nuk ndërhyri. Pretendime kishte nga të dyja kampet, por episodi që u përfol më shumë ishte penalltia e munguar për Zaniolon, i cili u pengua nga D’Ambrozio.
Lidhur me ndeshjen e luajtur mbrëmë foli trajneri i kombëtares italiane, Roberto Mançini. Numri një i panikës axurre pranoi se sistemi VAR është i domosdoshëm në futboll dhe se duhej të përdorej në momentin e ndërhyrjes së D’Ambrozios. Gjithashtu Mançini foli dhe për situatën që po kalon Baloteli tek Nisë, ku marrëdhëniet e tij me trajnerin francez Vieira nuk kanë qenë të mira.
SISTEMI VAR – “Isha kundër VAR, por mund të them tani që është diçka që i ndihmon gjyqtarët dhe duhet të përdoret pothuajse gjithmonë. Pashë momentin e penalltisë së Zaniolos. Arbitri mund të ketë pasur vështirësi për ta parë atë dhe teknologjia mund të ishte përdorur me qetësi, gjithashtu për të shmangur çdo polemikë”.
BALOTELI – “Më vjen keq të shoh Balotellin të humbasë talentin e tij në mënyrën që po e bën, por mendoj që mund të ai mund të japë akoma. Shpresa është gjithmonë gjëja e fundit që vdes. Koha kalon shpejt, kështu që ai duhet të marrë mundësitë që ka”, përfundoi tekniku i kombëtares italiane.