Mançester Siti merkato te Juventusi, reagojnë bardhezinjtë

Juventus vazhdon punën për të përforcuar ekipin me elementë cilësorë, ndërsa ka dhe lojtarë që mund të jenë duke zhvilluar sezonin e fundit me bardhezinjtë. Një prej tyre është dhe Paulo Dibala, i cili ka oferta të ndryshme nga klubeve të mëdha europiane. Argjentinasi nuk e ka më të sigurt vendin e titullarit në ekipin e Alegrit dhe po mendon largimin nga skuadra.

Mançester Siti është një nga klubet e interesuara për shërbimet e 25-vjeçarit dhe “Daily Express” raporton se marrëveshja mund të arrihet në merkaton e verës. Juventusi nuk e mohon shitjen e lojtarit ofensiv, por për të nevojiten të paktën 100 milionë euro.

Guardiola e pëlqen Dibalanë dhe drejtuesit e Sitit janë gati t’i plotësojnë dëshirën për të transferuar lojtarin në Premier Ligë. Nga ana tjetër, Dibala do e mirëpriste me kënaqësi një kalim te kampionët në fuqi të Anglisë për të nisur një tjetër aventurë në karrierën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online