Tre miqësore për Laçin, Çokaj flet si kurbinas: Bëra zgjedhjen më të mirë!

Enis Çokaj ka lënë përkohësisht Kroacinë dhe është huazuar te Laçi. Mesfushori nga Kopliku, i cili është nën kontratë me Lokomotivën e Zagrebit, do të kërkojë të lërë gjurmë me bardhezinjtë dhe për të është një hap pozitiv.

Kalimin te Laçi ai e konsideron veprimin e duhur:  “Tek Lokomotiva nuk kisha shumë hapësira për t’u aktivizuar në ekipin e parë dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit menduan që të më huazonin në ndonjë ekip Superlige dhe Laçi ishte zgjedhja më e mirë për mua, për më tepër që më kërkoi vetë trajneri Prenga”.

I pyetur në lidhje me hapësirat që pret me Laçin, Çokaj për “ShkodraSport.com” ka shtuar: “Unë do të jap maksimumin tim, pastaj është në dorën e trajnerit nëse do më aktivizojë apo jo”. Kurbinasit më parë kanë afruar një tjetër të ri si Irlian Ceka, i cili ka qenë pjesë e Shqipërisë U21.

MIQËSORET – Laçi gjatë kësaj periudhe do të zhvilloje disa ndeshje miqësore dhe të gjitha janë përballje interesante. Të enjten kurbinasit do të ndeshjen me Vllazninë, që kryeson grupin A të Kategorisë së parë.

Të shtunën ekipi i drejtuar nga Besnik Prenga zhvillon një miqësore me Tiranën dhe në mbyllje të fazës përgatitore do të luhet edhe një takim me Teutën. Laçi e nis sezonin me një ndeshje në Kupë kundër Bylisit, kurse në kampionat do të përballet me Kukësin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online