Manaj rikthehet me gol, por nuk mjafton

Rey Manaj është kthyer tek Albacete, pas impenjimeve me kombëtaren shqiptare, dhe menjëherë ka gjetur golin.

Sulmuesi kuqezi shënoi sot në Kupën e Mbretit, në humbjen 3-2 që Albacete pësoi në shtëpi ndaj Lugos.

Manaj u aktivizua pas pushimit, kur Albacete rriti presionin sulmues, por nuk vlejti për të evituar eliminimin.

Manaj rrezikoi edhe para se të shënonte, në minutën e tretë shtesë, ndërsa në fundin e kohës së rregullt mori karton të verdhë.

Ndonëse Albacete u eliminua, kupa nuk është prioritet, ndërsa për Manaj është një tjetër gol i rëndësishëm në aspektin personal, duke treguar se po ecën në drejtimin e duhur.

Rei Manaj është rikthyer të shënojë për skuadrën e Albasetes. Sulmuesi shqiptar u fut në fushë me fillimin e pjesës së dytë dhe shënoi golin që ngushtoi shifrat e takimit në 2-3. Fatkeqësisht finalizimi 19-vjeçarit ndodhi në minutën e fundit të takimit.

Ky gol përforcon ndjeshëm pozitat Manajt për një vend titullari. Në tre takimet ku është aktivuar, sulmuesi shqiptar ka gjetur dy herë rrugën e rrjetës,  një fillim ky aspak i keq ky për 21-vjeçarin, që vitin e kaluar shënoi vetëm një gol në 19 aktivizimet e tij me ekipin e mëparshëm të  Granadas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *