Ish-ylli i Kamzës transferohet te Nea Salamina në Qipro

Nga Kamza në Katar, ku luajti në gjashtë muajt e fundit, për të nisur një aventurë të re, sërish pranë Europës. Ish-ylli i skuadrës nga periferia e qytetit, Ivan Fushtar është transferuar në Qipro. Destinacioni i radhës për Ivan Fushtar është skuadra e Nea Salamina.

Kroati 29-vjeçar firmosi kontratën me ekipin e Superligës qipriote, me seli në qytetin e Larnakas. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari dhe menaxheri Kostandin Grillo, që konfirmoi se mbrojtësi firmosi kontratën me klubin e ri. Ivan Fushtar ishte një prej lojtarëve më të rëndësishëm të Kamzës në gjysmën e sezonit të kaluar.

Largimi i tij në merkaton e janarit prishi ekuilibrat në lojë, duke ndikuar në ecurinë jo të mirë të skuadrës, që siguroi mbijetesën në elitë vetëm në javën e fundit të kampionatit. Por tashmë, pas aktivizimit deri në qershor te Al-Arabi, kroati vendosi të largohej nga Katari, për t’iu bashkuar projektit ambicioz të Nea Salaminas në Qipro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online