“Mallkimi” francez i Nejmar, konfirmohet mungesa afatgjatë e yllit brazilian

Klubi i PSG-së ka konfirmuar mungesën për 10 javë të Nejmar. Ylli brazilian do të kurohet për dëmtimin e tij në kavilje dhe do të mungojë më shumë se dy muaj për trajnerin Tuhel. Kjo është një goditje e madhe për kampionët e Francës, pasi me Ligën e Kampionëve që futet në fazën e nxehtë, PSG-ja duket se do ta ketë sërish të vështirë t’i shkojë deri në fund këtij kompeticioni.

Edhe sezonin e shkuar, Nejmar u dëmtua në sfidën më të rëndësishme të sezonit, atë përballë Realit të Madridit në Ligën e Kampionëve, duke qenë një nga faktorët pse PSG nuk arriti të bëjë diçka më shumë përballë “Los Blancos”.

Ky dëmtim prej 10 javësh do ta shohë Nejmarin të humbasë shumicën e ndeshjeve të mbetura të këtij sezoni dhe do të rikthehet vetëm në fillim të muajit prill. Tashmë, barrën më të madhe do e ketë i riu Mbape, që ka treguar se është i aftë të udhëheqë skuadrat e tij.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *