Tërhiqet Gjici: Ju tregoj çfarë më ndodhi me Rexhinaldon!

Rexhinaldo një ditë më parë u dënua nga Kukësi. Presidenti Safet Gjici dha urdhër që sulmuesi nga Mozambiku të stërvitej me ekipin e dytë. Ky vendim ka ndryshuar, pasi numri një i klubit verilindor ka pasur një takim me numrin “9” të Kukësit.

Sulmuesi është paraqitur në zyrën e presidentit dhe Gjici ka vendosur ta falë. Gjithsesi nuk ka më falje. “Rexhinaldo më erdhi së bashku me familjen dhe realisht më vendosi në pozitë. Vendosa ta fal për këtë herë edhe sepse më erdhi së bashku me familjen”, ka treguar Gjici për A2 CNN.

“Pas bisedës, që zgjati mbi 1 një orë, i komunikova se sjellje të tilla nuk do të tolerohen më. I kërkova edhe familjes ta ndihmojë në këtë pjesë, ndërsa Rexhinaldo më premtoi se nuk do të përsëriten këto situata”, përfundon presidenti i Kukësit.

Rexhinaldo në Superiore për herë të parë ju bashkua Luftëtarit, ekip me të cilin arriti të shënonte tetë gola. Më pas kaloi te Laçi. Me kurbinasit spikati edhe më shumë, duke arritur ta dërgonte topin në rrjetë 18 herë në kampionat.

Kjo bindi Kukësin t’i besonte majën e sulmit. Vetëm shtatë gola të realizuar, tre prej tyre ndaj Tiranës. Në kampin verilindor nuk ishin fort të kënaqur prej tij, ndërkohë që në dhjetor blenë Vasil Shkurtajn. Rexhinaldo nuk e priti mirë diçka të tillë dhe u kthye në një çështje në klubin e tij. Gjithsesi për momentin tashmë ka sërish paqe dhe shpresohet që sulmuesi të qetësohet dhe të japë kontributin e tij në arritjen e objektivave të Kukësit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online