Mali i Zi pa trajner, shkak Kosova dhe politika

Mal i Zi mbetet pa trajner dhe kjo për shkak të presionit  të madh që pati tekniku Ljubisha Tumbakoviç. Politika ndërhyri në mes dhe pak orë para ndeshjes ai nuk pranoi të ishte në stolin e përfaqësueses malazeze. Të njëjtën gjë bënë edhe dy futbollistë me etni serbe.

Mirko Ivaniç dhe Filip Stojkoviç e ndoqën ndeshjen nga tribuna. Një situatë e paprecedentë, ndërkohë që tanimë Tumbakoviç e ka mbyllur përfundimisht me Malin e Zi. Në fakt është raportuar që presidenti i federatës, Dejan Saviçeviç, ka kërkuar që trajneri të qëndrojë, por ai nuk e sheh normale diçka të tillë.

Vendimi i Tumbakoviç pritet që të pranohet në mbledhjen e Komitetit të Urgjencave në Federatën Malazeze të Futbollit. Presioni për trajnerin dhe lojtarët serbë ka qenë i madh para ndeshjes me Kosovën. Në Serbi ishte e papranueshme që ata të përballeshin me dardanët, pasi nuk e njohin shtetin e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online