Maldini lëviz në merkato, Milani një hap larg nënshkrimit me mesfushorin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Milani ka nisur të lëvizë për merkaton, me Paolo Maldinin që si objektiv kryesor duket se ka Stefano Sensin. Sipas asaj që raporton “Gazzeta dello Sport”, drejtori i kuqezinjve është në bisedime të avancuara me Sasuolon dhe sidomos me agjentin e lojtarit.

Kuqezinjtë i kanë ofruar Sensit një kontratë 4-vjeçare me një pagë prej 1.5 milionë eurosh në sezon. Ndërkohë, nga ana tjetër, klubi i Sasuolos kërkon 25 milionë euro për mesfushorin dhe këtu gjithçka mbetet për t’u riparë.
Drejtuesit e Milanit do të mundohen ta ulin çmimin e 23-vjeçarit, të paktën deri në 20 milionë euro. Gjithsesi, në rast se arrihet objektivi Champions, transferimi i Sensit në “San Siro” do të ishte thuajse i kryer, pasi edhe buxheti i kuqezinjve do të ishte më i lartë për merkato.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *