Antonio Konte është ende larg, por fantazma e tij po shfaqet gjithnjë e më shpesh në Milanelo, duke kërcënuar Xhenaro Gatuzon.
Në krahun tjetër, sot në mbrëmje është përballë Sasuolo, edhe ky një emër që i ngjall frikë Gatuzos, sepse trajneri kuqezi është në fije të perit dhe Sasuolo ka qenë fatal për disa nga paraardhësit e trajnerit.
Drejtuesit e Milanit mundohen të ruajë qetësinë dhe nuk flasin për trajnerin, por tashmë të gjithë e dinë që tre ndeshjet e radhës janë vendimtare. Ndaj Sasuolos, pa asnjë sulmues në fushë, ndërsa në një javë edhe një ndeshje në Europa League dhe me pas një tjetër ndeshje kampionati.
Kalendari nuk është i pamundur, por Sasuolo është udhëkryq i sezonit kuqezi dhe ka djegur me pare emra si Alegri, Sedorf e Inzagi.
Përballë Gatuzos është De Zerbi, trajner që luan futboll të shkëlqyer dhe vjet e mundi Gatuzon me Beneventon, imagjinoni çfarë mund të bëjë me Sasuolon.