Kosova në këmbë, luhet derbi i Gjilanit

0

Nga derbi i Tiranës tek ai i Gjilanit. Në Kosovë luhet një përballje e nxehtë sot, pasi Gjilani dhe Drita do të matin forcat në mesditë në një takim shumë interesant. Një derbi që gjithnjë ka prodhuar spektakël, si në fushën e lojës ashtu dhe në shkallët e stadiumit.

Pritshmëritë për këtë ndeshje janë maksimale ndonëse skuadrat nuk kanë shkëlqyer në javët e fundit. Gjilani ndodhet më lart në klasifikim, por nuk duhet harruar që Drita është skuadra kampione në fuqi dhe vështirë për të përcaktuar një skuadër favorite, pasi mbi të gjitha bëhet fjalë për një derbi.

Kujtojmë që në krye të Dritës është emëruar vetëm pak ditë më parë Shpëtim Duro dhe sot kërkon suksesin e dytë pas fitores së një jave më parë ndaj Prishtinës së Mirel Josës. Biletat për këtë ndeshje janë shitur të gjitha dhe normalisht atmosfera prag një derbi është gjithnjë e mrekullueshme.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.