Kukësi skuadra e momentit, por tani vijnë ndeshjet e “zjarrit”

Kukësi është skuadra që së bashku me Partizanin ndodhen në krye të klasifikimit pas javës së gjashtë të Kategorisë Superiore. Verilindorët kanë një organikë të plotë, aq sa kanë luksin që në sot të mbajnë lojtarë që më parë kanë spikatur në Superiore, por dhe mungesat për shkak dëmtimesh nuk është se vihen shumë re, duke pasur elementë mjaft cilësor.

Të besuarit e Cungut kanë marrë 4 fitore radhazi në kampionat, ose e thënë ndryshe plot 12 pikë, pa përmendur këtu dhe dy sukseset në Kupë ndaj Orikut. Blutë janë e vetmja skuadër që nuk ngurojnë të pranojnë se objektivi i tyre është titulli, pasi çdo edicion ky është pretendimi i tyre.

Në dy ndeshjet e fundit skuadra është mjaftuar vetëm nga një gol, por ka mundur që të marrë 6 pikë çka tregon se di mjaft mirë si të sillet në fushë edhe kur nuk shkëlqen. Mbi të gjitha rëndësi kanë pikët dhe Kukësi diçka të tillë e di mjaft mirë. Eksperienca bën të sajën, edhe pse këtë edicion mund të thuhet se i kanë të gjitha ndeshje si në transfertë, pasi nuk kanë një shtëpi fikse, pasi janë në lëvizje gati çdo ndeshje në aksin Shkodër – Elbasan.

Skuadra të lehta në këtë kampionat nuk ka, por Kukësi në dy ndeshjet e ardhshme ka dy takime shumë delikate, pasi nuk mund të thuhet deçizive, sepse jemi vetëm në fazën e parë. Java e shtatë dhe e tetë e kampionatit rezervon dy përballje “zjarri” për Kukësin që do të sfidojë Skënderbeun në transfertë dhe Partizanin në “shtëpi”.

Kuksianët do të ndeshen me dy rivalët direkt për titull dhe kanë në dorë që të tregojnë se vërtetë janë ajo skuadra me eksperiencë që kanë treguar në këto javë, por dhe të hedhin kandidaturën si pretendentët kryesor për titull.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online