Makthi pafund i Alijit: Kam ndaluar së ëndërruari, Llullaku më sugjeroi Rumaninë

Naser Aliji është gati të fillojë aventurën e re te Dinamo e Bukureshtit. Në një intervistë për sajtin “doardinamo.ro”, mbrojtësi i kombëtares sonë shpjegoi se për vendosi të vijonte karrierën në Rumani. Ndër të tjera, Aliji foli dhe për periudhën e errët që ka kaluar në dy viteve të fundit.

Përse e pranove ofertën e Dinamos së Bukureshtit? – “Për momentin ishte zgjedhja më e mirë. Fola me Azdren Llullakun dhe ai më tha gjëra të mira për Dinamon dhe për trajnerin Mirçea Redniç. Mendoj se kam marr vendimin e duhur”.

Çfarë dije më parë mbi Dinamon? – “E dija që është një klub me histori, por vetëm aq. Nuk kam qenë një njohës i kampionatit rumun”.

Çfarë ndodhi me dëmtimin tuaj në verë? – “U mërzita jashtëzakonisht shumë.  Tani ndihem mirë, nuk ndjej më dhimbje. Pata një inflamacion në gju dhe më duhej të kthehesha në Zvicër për trajtimin”.

Ëndrra më e madhe në futboll? – “Kam ndaluar ëndërruari. Tani dua vetëm ta shijoj futbollin. Kam pasur shumë probleme në dy vitet e fundit dhe kam kuptuar se e tashmja duhet shijuar. Në çdo ditë duhet të japësh maksimumin. Nuk e them këtë vetëm se im atë u nda nga jeta së fundmi. Kam parë të gjitha pjesët e këqija të futbollit gjatë dy viteve të fundit dhe kam kuptuar se të ardhmes nuk i dihet kurrë. Sot je këtu, nesër jo.

Si e kaloni kohën e lirë?

“Kaloj shumë kohë me familjen time. Pëlqej të luaj Fortnite me nipat dhe shokët e mi, është një lojë shumë zbavitëse. Jam një person shumi i lidhur pas familjes”.

A keni ndonjë lojtari që dëshironi t’i ngjani?

“Nuk përpiqem të kopjoj ndokënd, por sa herë shikoj një ndeshje futbolli, i kushtoj shumë rëndësi mbrojtësve të krahut. Që në fëmijëri më ka pëlqyer shumë Dani Alvesh. Ai është idhulli im. Do doja të isha si ai. Në futboll nuk i dihet kurrë, gjithçka është e mundur”.

Keni dalë kampion në Zvicër me Bazelin. A besoni se mund ta arrini këtë gjë me Dinamon?  – “Në futboll gjithçka është e mundur. Kurrë nuk i dihet. Shpresoj që një ditë të shpallem kampion me Dinamon”.

Çdo të thotë për një futbollist që të luajë në Champions League? – “Kam luajtur në vetëm një ndeshje. Çdo fëmijë e ëndërron diçka të tillë. Ishte një moment tepër i veçantë i karrierës sime”.

 E dini që Dinamo s’ka luajtur kurrë në Champions?  Kjo është një ëndërr për klubin  – “Po e di. Ndoshta mund ta arrijmë këtë. Është një ëndërr që të gjithë ne futbollistët e kemi që të vegjël. Kemi një skuadër të fortë, por do të na duhet kohë”.

OBJEKTIVAT E KLUBIT –  “Tani është e rëndësishme që të mbyllim mirë sezonin, pasi nuk ndodhemi në një situatë të mirë. Shpresoj që të fitojmë pjesën tjetër të ndeshjeve dhe më pas të shohim se çdo të ndodhë. Mund ta kapim zonën e “Play-Off”, por duhet të jemi realist. E kemi shumë të vështirë dhe nuk është në dorën tonë”.

Gjendja e Dinamos tani? – “Kanë ardhur shumë lojtarë të rinj. Tani na duhet të njohim njeri tjetrin më mirë dhe do të na duhet kojë për këtë, por më pas do të bëhemi një skuadër shumë  e fortë”.

Çfarë lojtari jeni në fushë? – “Ndryshoj shumë nga jashtë futbollit. Kur jam në një ndeshje dua të fitoj medoemos, e urrej të humbas”.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *